Modelet trans dhe plus size të “Victoria’s Secret” sjellin rënie në shitje! Plan për t’u kthyer sërish tek “engjëjt seksi”

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 10:34 | Lifestyle
Modelet trans dhe plus size të “Victoria’s Secret”

Victoria’s Secret është përpjekur vitet e fundit të ripërcaktojë markën e saj, por gjërat nuk shkuan siç pritej. Perandoria e të brendshmeve ka parë rënie të shitjeve pasi kaloi në modele më të ndryshme, duke zëvendësuar “engjëjt” e saj të famshëm me figura të tilla si futbollistja Megan Rapinoe dhe modelja transgjinore Valentina Sampaio.

Ndërsa ky ndryshim mori vlerësime pozitive në internet, kjo nuk çoi në një rritje të shitjeve. Për pasojë, kompania po mendon rikthehet te paraqitjet seksi për të cilat është bërë e njohur në fillimet e saj.

Për sa i përket performancës financiare, të ardhurat për vitin 2023 parashikohen të arrijnë në 6.2 miliardë dollarë, që përfaqëson një rënie prej 5% nga viti i kaluar dhe madje edhe më të ulët se 7.5 miliardë dollarët e arritur në 2020.

Victoria’s Secret, e njohur për shfaqjet e saj spektakolare të pistave me modele si Cara Delevingne dhe Miranda Kerr si “Engjëjt”, u përball me kritika nga aktivistët sipas së cilëve nuk përcillte atë larmishmërinë e trupave që ka në botë. Pavarësisht sfidave të saj, marka lançoi “Victoria’s Secret: The Tour ’23” këtë vit në një përpjekje për të ringjallur markën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos