Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari.

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 07:52 | Kronikë
I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale,

Një 32-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, është arrestuar në Shkodër, me qëllim ekstradimin

Shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër, lokalizuan në lagjen “Ndoc Mazi”, në Shkodër dhe e arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.

Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër,  dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani