Bie nga çatia duke punuar, humb jetën 43-vjeçari

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 09:54 | Kronikë
Bie nga çatia duke punuar, humb jetën 43-vjeçari

Një 43 vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ra nga një lartësi teksa ishte duke punuar.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi R. F. Ishte duke punuar në një banesë në rrugën “Agush Gjergjevica”, kur ra nga çatia.

43 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që është arrestuar pronari i banesës pasi nuk kishte lejen e organeve përkatës për kryerjen e punimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos