“Po synohen manipulime etnike”, opozita malazeze kërkon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 20:20 | Ballkani
“Po synohen manipulime etnike”, opozita malazeze kërkon

Përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civilë dolën në një protestë në Podgoricë pasdites e së hënës ku kërkuan shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, i parashikuar të mbahet nga data 1 deri në 15 nëntor.

Një nga organizatorët, Nikola Zirojeviq i Partisë Social Demokrate tha se përmes këtij regjistrimi po kërkohen të bëhen manipulime etnike, ndërkohë që për këtë gjë ka informuar dhe parlamentin evropian.

“Situata aktuale është e tillë që regjistrimi është planifikuar të bëhet pa asnjë

marrëveshje me opozitën. Gjithçka që kanë pasur në vitin 2011, tashmë opozita nuk e ka”, tha Zirojeviq.

Nënkryetarja e Partisë Liberale Jelena Markoviq tha se forca politike që ajo përfaqëson nuk do të lejojë që popullatën e Malit të Zi ta regjistrojnë ata që ajo i quajti “shërbëtorë të Aleksandër Vuçiçit”.

“Nuk do të pranojmë që shërbëtorët e tij të na numërojë, sepse ky regjistrim po përgatitej të përsëritej si në vitin 1918 dhe Mali i Zi të asimilohej kulturalisht”, tha zonja Markoviq.

Partitë opozitare dhe disa shoqata të shoqërisë civile në Mal të Zi e konsiderojnë procesin e përgatitjes së regjistrimit të popullsisë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe si keqpërdorim të të drejtave themelore të njeriut.

A2 CNN Livestream

A2 Sport