Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

SHBA finalizon projekt-rezolutën e OKB-së për luftën Izrael-Gaza. Macron në Izrael

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:05 | Bota
SHBA finalizon projekt-rezolutën e OKB-së për luftën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë finalizuar projekt-rezolutën e OKB-së për luftën Izrael-Gaza. Mediat ndërkombëtare raportojnë se drafti i ri mund të votohet që të martën pasdite.

Drafti thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe kërkon që Irani të ndalojë eksportimin e armëve për grupet e armatosura.

Drafti është katër faqe dhe përmban tetëmbëdhjetë pika të ndryshme. Dy prej tyre janë të reja.

Një nga dy pikat e reja thotë se çdo lëvizje e njerëzve duhet të jetë vullnetare, e sigurt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kjo është e rëndësishme sepse në thelb SHBA-ja thotë se çdo lëvizje e njerëzve nuk duhet të detyrohet.

Drafti kërkon gjithashtu të gjitha masat e nevojshme, si pauzat humanitare, për të lejuar ndihmën humanitare. Shtetet e Bashkuara nuk kishin rënë dakord për këtë më parë. Është diçka që shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit kishin kërkuar të shtohej.

Ndërkohë Presidenti francez ka mbërritur në Tel Aviv për një vizitë që synon të tregojë “solidaritetin e plotë” të Francës me Izraelin, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.

Zyra e Macron informoi AFP mbi temat që presidenti planifikon të diskutojë gjatë vizitës së tij. Kjo përfshin rifillimin e një “procesi të vërtetë paqeje” për krijimin e një shteti palestinez dhe “ndalimin e kolonizimit” të Bregut Perëndimor me vendbanimet izraelite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani