Dorian Duçka paraqitet në SPAK, ish-këshilltari i Ramës i akuzuar për çështjen “McGonigal”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 14:38 | Kronikë
Dorian Duçka paraqitet në SPAK, ish-këshilltari i Ramës i

Rreth orës 15:00 të së enjtes në zyrat e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka.

Nga ana e SPAK nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyet që kanë çuar në paraqitjen e Duçkës në ambientetet e organit të akuzës.

Emri i Duçkës është lakuar në hetimet e kryera nga drejtësia amerikane për çështjen McGonigal dhe në hetimet që po kryen vetë SPAK. Sipas hetimit, McGonigal ka pasur kontakte me persona pranë qeverisë shqiptare dhe ky person ishte ish-këshilltari i kryeministrit Rama.

Duçka është një nga personat e përmendur në dosjen amerikane si “Personi B”, që kishte shoqëruar dhe krijuar lehtësi për McGonigal në territorin shqiptar.

Por SPAK po heton edhe për çështjen CEZ-DIA, ku sërish përmendet emri i Duçkës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni