Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Gjuetia e dështuar në Përmet, 38-vjeçari plagos aksidentalisht kushëririn

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:06 | Kronikë
Gjuetia e dështuar në Përmet, 38-vjeçari plagos

Një 38-vjeçar në Përmet është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu një të afërm të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Munushtir i Vjetër, me autorin e plagosjes dhe kushëririn e tij që po kryenin gjueti të paligjshme.

Uniformat blu kanë sekuestruar armën e gjahut me të cilën është kryer plagosja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat  penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi