Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 18%
  • Shpesh 18%
  • Asnjëherë 64%

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 09:59 | Kronikë
Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës

Është vënë në pranga me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Sipas informacioneve, Dashi u arrestua ditën e sotme teksa ndodhej në zyrën e saj në kryeqytet. Ish-drejtueses së Kadastrës Durrës, i është sekuestruar edhe telefoni.

Ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Dashi ka qenë drejtoreshë e komanduar para tri vitesh në Durrës. Bëhet fjalë për një hetim të nisur tri vite më parë, kur ishte në detyrë, për tjetërsim provash.

Dita jonë