Autobusi përplaset me makinën në Cërrik, 6 persona përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 14:55 | Kronikë
Autobusi përplaset me makinën në Cërrik, 6 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, ku një autobus është përplasur me një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i fuoristradës, shtetasi me iniciale O. Sh., 52 vjeç. Ndërkohë, në spital kanë shkuar edhe 5 pasagjerë, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

“Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli