Masa të rrepta sigurie në Shkodër, nis seanca për rusin e akuzuar për 30 vrasje

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:18 | Kronikë
Masa të rrepta sigurie në Shkodër, nis seanca për rusin e

Blindohet Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi. Masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit, ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij, ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie, duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos