Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Sekuestrohen mbi 1 mln euro kokainë e kanabis, banda shqiptaro-italiane “u dogj” nga SKY ECC

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 08:32 | Kronikë
Sekuestrohen mbi 1 mln euro kokainë e kanabis, banda shqiptaro-italiane

Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Ndërhyrjet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 1 milion euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.

Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj, i identifikuar nga mediat italiane.

Hetimet u kryen nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”.

Pika e nisjes në hetimin e drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë më 26 tetor 2019, i një 47-vjeçari nga Torre Canne, Massimo Duca, i arrestuar me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro.

Sipas mediave italiane, rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.

Riccardo Campanale 61 vjeç, lindur dhe banues në Andria;

Klisman Curraj, 30 vjeç lindur në Shqipëri por banues në Molfetta;

Maurizio D’Azzeo, 50 vjeç lindur dhe banues në Bisceglie;

Massimo Duca, 47 vjeç lindur në Messina dhe banues në Torre Canne (Fasano);

Dorian Dushkaj, 33 vjeç lindur në Shqipëri dhe banues në Cesano Maderno (Monza);

Riccardo Falcetta, 37 vjeç lindur dhe banues në Andria;

Massimiliano Galasso, 48 vjeç lindur në Martina Franca dhe banues në Fasano;

Francesco Lopetuso, 27 vjeç lindur në Foggia dhe banues në Andria;

Vito Patruno, 64 vjeç lindur në Andria dhe banues në Trani;

Leonardo Salerno, 38 vjeç lindur dhe banues në Fasano;

Vito Onofrio Salerno, 60 vjeç lindur në Monopoli, banues në Fasano;

Michele Sgaramella, 43 vjeç lindur dhe banues në Andria;

Savino Sgaramella, 73 vjeç lindur dhe banues në Andria.

Lista përfshin një person të pagjurmueshëm dhe një shtetas spanjoll.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi