Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Depozitohet në Gjykatë kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 09:58 | Kronikë
Depozitohet në Gjykatë kërkesa e Berishës për

Ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kërkesa e Sali Berishës, për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila do të marrë në pyetje ish-kryeministrin në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Avokatët kanë kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me aktet. Kërkesa është konsideruar si refuzim i mbrojtjes nga ana e prokurorëve të SPAK.

Avokatja Cenalia ka pohuar se është njoftuar nga gjykata në orën 20:00 të ditës së mërkurë. “Nuk jemi larguar nga seanca, por është shtyrë për në orën 15:00”, tha avokatja Cenalia.

Ndërsa avokatja, Jalldiz Kastrati, në një deklaratë për mediat, pasi doli nga ambientet e GJKKO-së, u shpreh e bindur se do të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Në kryesekretariatin e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023 – 29.10.2023, referuar urdhrit të gatishmërisë të zv.kryetares së Gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Një ditë më parë, avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha se kanë kërkuar në gjykatë përjashtimin e saj nga seanca.

Ndonëse ka refuzuar që të paraqitet personalisht në GJKKO, Berisha ka autorizuar avokatët e tij dhe trupa gjykuese e ka pranuar kërkesën që gjykimi të vijojë në prezencë të mbrojtjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi