Kusht për anëtarësimin, bizneset do të paguajnë për mbetjet e gjeneruara nga produktet e tyre

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 12:37 | Ekonomi
Kusht për anëtarësimin, bizneset do të paguajnë

Nga 1 janari i vitit 2025, bizneset në vend që hedhin në treg produkte, do të ngarkohen me detyrimin për të menaxhuar mbetjet e prodhuara. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për zbatimin e përgjegjësive të zgjeruara të prodhuesit”.

Prodhuesit do të duhet të menaxhojnë mbetjet e gjeneruara pas konsumimi të tilla si ambalazhet, bateritë, automjetet e amortizuara dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Nëse ky ligj që tashmë është në “Konsultim Publik” miratohet ashtu siç duhet dhe jo duke u orientuar tek interesat, barra e menaxhimit të mbetjeve nuk do të mbahet më nga qytetarët si në drejtim të kostove shëndetësore dhe financiare.

Sipas bazës së re ligjore, bizneset ngarkohen me përgjegjësi financiare për të paguar kostot e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve të gjeneruara nga produktet e tyre. Gjithashtu, prodhuesit duhet të investojnë në infrastrukturën e grumbullimit.

Ndryshimet ligjore duhet të vijojnë edhe në të tjera drejtime. Nuk ka nevojë që ne të kemi tri veshje apo etiketa për një produkt. Duhet të racionalizohet përdorimi i plastikës në veçanti.

Dokumenti i nxjerrë për konsultim specifikon edhe masat administrative, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e bizneseve. Gjobat e propozuara variojnë nga 200 mijë në 2 milionë lekë. Aplikimi i bazës së re ligjore është detyrim që duhet përmbushur nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos