Pamje satelitore, para dhe pas bombardimeve në Rripin e Gazës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 15:07 | Bota
Pamje satelitore, para dhe pas bombardimeve në Rripin e Gazës

Në internet janë publikuar pamje se si duket sot Rripi i Gazës. Në pamje, mund të shihet qartë se ajo që ka mbetur është një gërmadhë e që nuk i ngjan aspak asaj që ka qenë para 7 tetorit, kur dhe Hamas nisi luftën kundër Izraelit, me këtë të fundit që ka nisur menjëherë kundërpërgjigjen.

Sipas autoriteteve palestineze mbi 6500 persona janë vrarë në Gaza që prej 7 tetorit, kur Izraeli nisi bombardimet në territor. Hamasi sakaq po mban mbi 200 pengje, por flitet se palët po negociojnë dhe se lirimi i tyre mund të ndodhë brenda pak ditëve. 

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, paralajmëroi se bombardimet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi, duke shtuar se janë gati për sulmin tokësor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu