A u konsultua Shqipëria me SHBA për kontrollin në kampin e MEK? Çuçi: Vendimet e gjykatës nuk diskutohen me asnjë në botë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 17:56 | Aktualitet
A u konsultua Shqipëria me SHBA për kontrollin në kampin e MEK?

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se operacioni policor i kontrollit në kampin e MEK këtë të martë nuk është konsultuar me partnerët, as Shtetet e Bashkuara.

“Amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe pa diskutim që jemi në një linjë për sa i takon zbatimit qoftë të ligjit ndërkombëtar, qoftë zbatimit të ligjit në Shqipëri”, tha Çuçi në një konferencë për media ku dha detaje për operacionin.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe në momentin që ka një vendim gjykate nuk konsultohet me asnjë në botë. Ai duhet zbatuar. Nuk ka vend fare për t’u diskutuar nëse duhet apo jo të diskutohet vendimi i gjykatës me asnjë. Ne zbatojmë rëndom edhe vendime gjykate që nuk na pëlqejmë, por i zbatojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos