Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 2 viktima dhe 3 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 10:19 | Ballkani
Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 2 viktima dhe 3

Dy persona humbën jetën teksa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një aksident që ndodhi, mëngjesin e së enjtes, në Maqedoninë e Veriut.

Aksidenti u regjistrua në aksin Prilep-Gradsko dhe në të u përfshinë 4 automjete.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen nga mjetet të viktimave dhe të plagosurve.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit për një aksident në afërsi të Rosomanit ka dalë ndihma urgjencës me tri ekipe. Përfshihen edhe punëtorët që nuk ishin në turn, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi shefi i urgjencës Grkov.

A2 CNN Livestream

A2 Business