Aksident i rëndë në rrugën "5 Maji" në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 21:27 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin në kryqëzimin e rrugës 5 maji në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti Volkswagen i ka prerë rrugën mjetit Mercedes dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihen automjetet që janë dëmtuar rëndë, si dhe ambulanca dhe forca policie në vendngjarje.

Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës "5 Maji", janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani