Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 48%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Aksident i trefishtë pranë Korçës, 7 të plagosur

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 17:13 | Kronikë

Një aksident i trefishtë është regjistruar në orët e pasdites së të shtunës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, duke shkaktuar 7 të plagosur, mes të cilëve dhe dy të mitur.

Një nga makinat ka dalë nga rruga pas përplasjes, teksa një tjetër ka përfunduar në barrierat mbrojtëse të rrugës, duke dëmtuar lehtë 3 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.

Fatmirësisht pasi kanë marrë ndihmën e parë, të 7 të lënduarit kanë dalë nga spitali.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve dhe lagështia në rrugë, pasi momentalisht i gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dita jonë