Aksident me vdekje në Fier, makina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 22:55 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fier, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte pranë fshatit Buzëmadh të Fierit.

Nga raportimet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një person që po kalonte rrugën, i cili për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, teksa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos