
Një i mitur 15 vjeçar humbi jetën këtë të premte në zonën e Dimalit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike duke punuar.
15 vjeçari ishte duke punuar në një lavazh, kur aksidentalisht ra në kontakt me rrymën.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga dhe 37 vjeçari A.H. pronari i lavazhit, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H. (A2 Televizion)