Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Aksidentohet autobusi me tifozë, të paktën 7 viktima

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 11:05 | Futboll

Të paktën 7 tifozë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua në Brazil.

Mbështetësit e Corinthians po ktheheshin nga një transfertë, kur autobusi doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe në një zonë malore të vendit.

Në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin 43 persona. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë dëmtimi i sistemit të frenimit të mjetit.

Ndërkohë që ka raportime që autobusi u përpoq të shmangte një përplasje dhe për këtë arsye doli nga rruga.

Ditari A2 CNN