Albana Fico emërohet në krye të QSUT

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 09:31 | Aktualitet
Albana Fico emërohet në krye të QSUT

Albana Fico do të zëvendësojë, Enkelejd Jotin, në krye të QSUT-së. Emërimi i saj është bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

Ndërkohë, pritet të ketë vendime dhe për drejtimin e ISHP, post që mbahej nga Fico.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.

Në orën 14:00 të ditës së sotme, pritet mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, ku pritet të deklarohen masat e reja pas shfaqjes së variantit të ri Omicron, në disa vende të Europës dhe në disa shtete pranë Shqipërisë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi