
Njësia administrative Ana e Malit në zonën e nënshkodrës, brenda pak muajve përmbytet për herë të dytë thuajse totalisht nga ujërat e lumit Buna.
Sipas zyrtarëve lokalë të kësaj njësie mbi 80 për qind e tokave bujqësore janë nën ujë. Për bujqit e zonës kjo situatë që kohët e fundit është përsëritur disa herë, ndërsa ndihma nga shteti mungon, do të thotë falimentim dhe largim.
Për kryetarin e njësisë administrative Ana e Malit, përmbytjet që ndodhin në këtë zonë, janë pasojë e shkarkimeve të papërgjegjshme nga hidrocentralet.
Sipas tij, këtyre banorëve nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të ngrenë vetë zërin e tyre për të, pasi institucionet shtetërore janë inekzistente përballë kësaj situate.
Në këtë njësi janë mbi 1 mijë hektarë tokë bujqësore e përmbytur, ndërsa problematika ka edhe me mungesën e ushqimit për blegtorinë.
Mbi 1 mijë hektarë tokë bujqësore në njësinë administrative Ana e Malit është nën ujë si pasojë e përmbytjeve më të fundit në zonën e nënshkrodrës.
Kjo sipërfaqe përbën mbi 80 për qind te gjithë tokës bujqësore që ka kjo njësi. Bujqit shprehen se situata është katastrofike dhe po i detyron te largohen. (A2 Televizion)