Arbitrazh në Shqipëri, Braho: Nuk shmang gjykatën ndërkombëtare, shkurton kohë

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 13:03 | Aktualitet
Arbitrazh në Shqipëri, Braho: Nuk shmang gjykatën

Ngritja e dhomës së arbitrazhit si pjesë e juridiksionit në Shqipëri është një mundësi për të zgjedhur një korsi të shpejtë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve kontraktore, pohon avokati Ledio Braho. Ai shpjegon se projektligji që qeveria ka dërguar në Parlament nuk përjashton arbitrazhin ndërkombëtar, por lejon palët të zgjedhin nëse duan t’i zgjidhin problemet brenda juridiksionit vendas. 

“Pra nuk është përjashtuese, por do të jetë komplementare ne raport me dhomat e tjera të arbitrazhit që funksionojnë në botë. Nuk besoj se qëllimi është i tillë, pra qëllimi se duke pasur një arbitrazh shqiptar shteti shqiptar të ketë prioritet sepse askush nuk do të zgjidhte që mosmarrëveshjet t’i zgjidhte me arbitrazhin shqiptar”, tha Braho.

Juristi Ledio Braho shprehet se projektligji mund të rrisë edhe më shumë besimin e investitorëve në bërjen biznes në Shqipëri, duke shkurtuar pritjet disavjeçare në Gjykatën Administrative.

“Gjykata administrative, me vendim të formës së prerë, do 7 deri në 10 vite, ndërkohë me arbitrazh do gjashtë muaj. Është zgjidhje shumë e mirë si për bizneset vendase, ashtu edhe ndërkombëtare, dhe në ligj është lënë mundësia që zgjidhja e arbitrazhit të bëhet me institucione qendrore apo me institucione vendore”.

Projektligji tashmë është depozituar në Kuvend dhe pritet të futet në procedurë parlamentare për miratimin e tij.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/10/jo-vetem-ne-arbitrazh-edhe-strasburgu-i-kerkon-shqiperise-te-paguaje-per-gjyqet-e-humbura/
https://a2news.com/2023/04/20/arbitrazhi-nderkombetar-qeveria-miraton-projektligjin-konfliktet-zgjidhen-ne-vend-me-vullnet-te-paleve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos