Ariu del në plazh, bën shëtitje buzë liqenit dhe not

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 13:24 | Kapur në kamera

Ishte një ditë normale plazhi, mëngjesi i 31 gushtit në Liqenin Tahoe, një nga vendet turistike më të famshme të Kalifornisë dhe gjithë Shteteve të Bashkuara.

Por të gjithë u habitën kur në breg u shfaq një ari kaf, i cili pasi bëri një shëtitje, u fut në ujë për t’u larë.

“Kur pashë që ariu nuk po frikësohej nga njerëzit, por edhe unë nuk ndjeva frikë, nisa të filmoj”, tregon autorja e videos, Lisa Martin, për CNN. “Por gjithsesi nuk u afrova më shumë. Ai shëtiti në breg të liqenit dhe dukej që nuk i bëhej fare vonë për njerëzit”.

Pas shëtitjes ariu vendosi të futej poshtë urës në ujë dhe notoi deri sa u largua nga njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos