I dashuri e çoi në Romë për t'i propozuar martesë dhe ajo tha “jo”! Videoja nga momenti i sikletshëm

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 10:57 | Kapur në kamera

I dashuri e çoi në Romë për t'i propozuar

Ndoshta ky është momenti më i sikletshëm i tij në jetë. Një i ri dërgoi të dashurën e tij në Romë, ku kishte përgatitur një surprizë të këndshme që mendohet se të gjithë vajzat e presin me padurim, një propozim të jashtëzakonshëm për martesë.

Mirëpo, ajo me të cilën u përball ishte një surprizë e pakëndshme. E dashura e refuzoi me argumentin se nuk ishte gati për t’u martuar.

“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?!”, dëgjohet të thotë ajo.

Në fund, djali e pyet për një përgjigje përfundimtare.

“A është po apo jo?”, thotë ai, ndërsa vajza i përgjigjet prerë “Jo!”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu