“All I want for Christmas, is you”, Mariah Carey "nis zyrtarisht" sezonin e festave të fundvitit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 19:43 | Showbiz

“All I want for Christmas, is you”, Mariah Carey "nis

Me fillimin e nëntorit, Mariah Carey ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve.

Këngëtarja e njohur ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit.

Ajo thyen akullin me zërin e saj dhe fillon të këndojë këngën klasike të Krishtlindjes: “All I want for Christmas, is you”.

“Ka ardhur koha”, shkruan ajo bashkë me videon e publikuar në mediat sociale.

Madje, ylli legjendar i estradës gjatë kësaj kohe do të jetë në turne me titull “Merry Christmas One And All!”, në qytete të ndryshme të SHBA-së, i cili do të zgjasë nga data 15 nëntor deri më 17 dhjetor.

Kujtojmë se kënga e saj është kthyer prej vitesh tashmë në një “himn” të festave të fundvitit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli