Hollywood vishet për Halloween, rikthehet parada e personazheve të frikshme

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 13:35 | Showbiz

Nga kukullat Barbie e Ken, te fantazmat, shtrigat dhe zombit. Shpirti i Halloween, dominoi bindshëm në Hollywood, ku parada ikonë e 31 tetorit, u rikthye në qytet pas 3 vitesh mungesë.

Mijëra pjesëmarrës, me kostume të frikshme apo të maskuar si personazhet e preferuar, parakaluan përgjatë bulevardit “Santa Monica” duke rikthyer festën pas viteve të pandemisë.

Parada, e cila daton në vitin 1987, ka fituar popullaritet të madh përgjatë viteve duke mirëpritur tani vizitorë nga i gjithë globi.

Halloween u festua edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill, iu shpërndanë libra dhe ëmbëlsira fëmijëve.

Këtë vit, eventi u quajt, Hallo-Read. Shtëpia e Bardhë u dekorua me pemë, kunguj dhe lule si pjesë e një tradite që zhvillohet prej mesit të shekullit të 20-të. 

A2 CNN Livestream

A2 Sport