Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Zyrtarisht miliardere, 33-vjeçarja Taylor Swift vlen 1.1 miliardë dollarë

Nga Denisa Pasholli
29 Tetor 2023, 16:33 | Showbiz

Një 33 vjeçare, zyrtarisht miliardere. Bëhet fjalë përsëri për Taylor Swift, këngëtaren që brenda një viti, shijoi suksesin në çdo fushë, me një tur botëror të suksesshëm, një film që arkëtoi miliarda dhe mendje brilante për biznes.

Pasuria e Taylor Swift u rrit për 10 muaj, në 1.1 miliardë dollar. Karrierën e saj, Taylor Suift, e nisi gati 2 dekada më parë dhe sot numëron 10 albume. Taylor Swift është shndërruar në një fenomen, siç arsyetojnë analistët e Forbes, revistës që çdo vit, publikon artistët e sportistët më të pasur.

Nga mbretëresha e muzikës POP, 33 vjeçarja ka hyrë tashmë në një epokë të re, atë të një miliardereje dhe muzikantja e parë që renditet si e tillë, me këngë dhe performanca solo.

Sipas Forbes, Taylor vlen sot 1.1 miliardë dollar, në rritje me 360 milionë nga qershori në tetor, duke u shndërruar mes 30 femrave më të pasura në Amerikë, duke ndjekur rrugën e sigurt të Rihanës apo edhe Beyonce.

A2 CNN Livestream

Dita jonë