Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Dua Lipa bën tatuazh në transmetim të drejtpërdrejtë

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 09:56 | Showbiz

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tashmë një tatuazh të ri që përputhet me atë të prezantuesit të famshëm Seth Meyers, pasi të dyja yjet realizuan tatuazhe të ngjashme në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.

Artisti i famshëm i tatuazheve, Bang Bang, ishte prezent për të kryer veprën. Dua e cila ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj, ishte e para që iu fut kësaj procedure. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.

“A dhembin ato?”, pyeti Seth artistin e tatuazheve Bang Bangun.

“Nuk do të ndjesh asgjë”, i tha Bang Bang me shaka.

“Jam shumë e emocionuar! Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.

Kur Dua bëri tatuazh në këmbë, aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie "Seth Meyers".

“Mbaje këtë nëse ke frikë!”, i tha ai me humor. Bang Bang e pyeti Sethin nëse donte që këngëtarja ta realizonte tatuazhin e tij, një ofertë që ai e refuzoi.

“Nuk i besoj fare Duas”, tha prezantuesi me shaka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu