Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

“Nuk hoqi dorë kurrë nga varësia,” Chandler i siguronte “substancat” nga vajzat që i njihte në aplikacione

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 17:26 | Showbiz

“Nuk hoqi dorë kurrë nga varësia,” Chandler i

Varësia ndaj narkotikëve dhe pilulave që qetësojnë dhimbjet e forta i morën jetën aktorit të njohur Matthew Perry. Edhe kur ishte në arrest shtëpie apo në monitorim 24 orë nga një ekip infermierësh, ai përsëri e gjeti mënyrën për t’i konsumuar.

54-vjeçari i cili njihej gjerësisht për rolin në serialin “Friends” mori frymën e fundit teksa ndodhej në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në tetor, pas një mbidoze me ketaminë.

Edhe pse prej vitesh ai pretendonte se ishte pastruar tashmë nga substancat, rezultoi se Matthew Perry nuk bëri kurrë “pushim” nga abuzimi me substancat e ndaluara.

Mail Online, duk cituar një burim të afërt me aktorin e ndjerë, raporton se aktori takonte vajza përmes aplikacionit Raya dhe u kërkonte atyre që ta “furnizonin” me Oxycontin, një qetësues i fuqishëm opioid, ndaj të cilit aktori ishte i varur.

“Ai takonte vajza në aplikacionet e njohjeve dhe u kërkonte që t'ia sillnin. Kishte një grup vajzash të moshës 21-25 vjeç që i njihte përmes Raya-s. Kur takoheshin, ato i jepnin pilulat kryesisht Oxycontin. Gjithashtu, ai kishte një lloj “rrjeti” të të dashurave të tij të vjetra, të cilat i jepnin drogë ilegale”, pohon burimi.

Siç raporton tabloidi britanik, ai i bindte njerëzit se nuk do të bënte asgjë të keqe me to.

“Uthoshte vajzave se i duheshin ilaçet për të qetësuar dhimbjen. Në fund, nëse nuk arrinte që t'i bindte, do të ndahej me ta dhe do të kalonte në tjetrin”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani