"E kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë nëpër dysheme", vokalisti i Guns N' Roses akuzohet për përdhunim

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 10:20 | Showbiz

"E kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë nëpër

Vokalisti i Guns N' Roses, Axl Rose, është denoncuar për sulm seksual ndaj modeles dhe aktores Sheila Kennedy, ngjarje që mendohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli, më shumë se 30 vjet më parë, në vitin 1989.

Në padinë e publikuar nga revista “Rolling Stone”, Kennedy akuzon Rose se e ka sulmuar seksualisht atë natën që u takuan në një klub në Nju Jork.

“Ai e trajtoi atë si pronë, vetëm për kënaqësinë e tij seksuale. Ai nuk përdori prezervativ. Kennedy nuk pranoi dhe u ndje e dominuar. Ajo ndjeu se nuk kishte shpëtim apo rrugëdalje dhe u detyrua të pranonte. Ajo besonte se Rose do ta sulmonte fizikisht atë ose diçka më keq nëse ajo thoshte jo ose përpiqej ta largonte. Ajo e kuptoi se gjëja më e sigurt për të bërë ishte të shtrihej në shtrat dhe të priste që Rose të përfundonte”, argumenton padia.

Në klubin e natës në Nju Jork, këngëtari Axl Rose ftoi Kenedin, prezantuesin e MTV, Riki Rachtman, dhe një modele tjetër në një festë në dhomën e tij të hotelit, ku këngëtari dyshohet se u ofronte të ftuarve kokainë dhe alkool.

Në fillim, Kennedy dhe Rose u puthën, një gjest konsensual, “ndryshe nga seksi që patën më vonë”, siç shpjegon padia.

Pas kësaj, artisti filloi të kishte marrëdhënie seksuale me modelen tjetër, dhe i propozoi Rachtman dhe Kenedit të bënin “seks në grup”, por të dy e refuzuan dhe u larguan nga dhoma.

Teksa doli në korridor, Kennedy dëgjoi zhurmën e një gote që binte në dysheme dhe këngëtari e quajti “kurvë” modelen me të cilën kishte kryer marrëdhënie seksuale në atë moment. Pikërisht, atëherë ai doli nga dhoma dhe u drejtua i zemëruar në suitën e Rachtman, ku gjeti Kenedin: i tërbuar, ai e rrëzoi atë, e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë nëpër dysheme përsëri në dhomën e tij, duke e gjakosur në gjunjë.

Aty e vendosi me fytyrën poshtë në krevat, ia lidhi duart pas shpine me çorape dhe e përdhunoi: “Ishte shtrirë, me duar të lidhura pas shpine, e gjakosur, vulnerabil, ndërsa ai ishte në gjendje të tërbimit seksual dhe të paqëndrueshëm”, argumentohet në padi.

Kjo nuk është hera e parë që Axl Rose akuzohet për sulm seksual: në vitin 1985, ai u akuzua për abuzim me një vajzë 15-vjeçare, dhe në vitet 1990, gruaja e tij e atëhershme, Erin Everly, e akuzoi atë se e kishte pështyrë atë, duke e goditur, lidhur dhe tërhequr zvarrë për flokësh disa herë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos