Harry dhe Meghan duan t’i kalojnë Krishtlindjet në Londër, por Princi William nuk i do

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 11:36 | Showbiz

Harry dhe Meghan duan t’i kalojnë Krishtlindjet në Londër,

Sipas thashethemeve, Princi Harry dhe Meghan Markle do të donin t'i kalonin Krishtlindjet me familjen mbretërore, por Princi William nuk i do ata.

Prej disa ditësh qarkullojnë zëra se mbreti Charles dhe dy djemtë e tij, princat William dhe Harry, mund të bashkohen për të kaluar së bashku festat e Krishtlindjeve. Por sipas një burimi nga Buckingham Palace, vërtetësia e një informacioni të tillë duket se nuk ka gjasa.

“Është kaq e çuditshme që ata sillen kaq keq. Ata kërkuan një falje dhe një pranim të fajësisë nga familja dhe tani ka nga ata që mendojnë se do të kthehen në Londër sikur të mos kishte ndodhur asgjë?", deklaroi burimi.

Burimi theksoi se çdo ftesë në pallat për Harry-n dhe Meghan-in mund të mos mirëpritet nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, kryesisht nga Princi William, marrëdhënia e të cilit me vëllain e tij më të vogël tani është inekzistente.

Megjithatë, shumë burime të afërta me Mbretin Charles III kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur se monarku nuk do t'ia "mbyllë derën në fytyrë Harrit", pasi ai beson se marrëdhënia e tyre mund të riparohet me kalimin e kohës dhe larg thashethemeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos