Një ditë më parë e akuzoi për përdhunim, Puff Diddy arrin marrëveshje “miqësore” me ish-partneren

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 10:57 | Showbiz

Vetëm një ditë pasi u akuzua për përdhunim, reperi amerikan Puff Diddy e ka zgjidhur me marrëveshje padinë e ngritur për përdhunim nga këngëtarja Cassie.

Të premten në mbrëmje Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs dhe Casandra Ventura, njoftuan përmes postimeve në rrjetet sociale se e kanë zgjidhur në mënyrë miqësore këtë çështje, po pa dhënë detaje të mëtejshme për marrëveshjen.

“Kam vendosur ta zgjidh këtë çështje në mënyrë miqësore. Dua të falënderoj familjen time, fansat dhe avokatët për mbështetjen e tyre të palëkundur”, tha Cassie në një deklaratë.

Padia e ngritur nga këngëtarja e muzikës R&B pretendonte se reperi e kontrolloi dhe e abuzoi Cassien për më shumë se një dekadë duke e shtyrë të merrte drogë dhe duke e detyruar të bënte seks me prostituta meshkuj.

Dyshja, u takua në vitin 2005 kur ajo ishte 19 vjeçe dhe u ndanë në vitin 2018. Padia pretendonte se pak para përfundimit të marrëdhënies së tyre, ai hyri me forcë në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos