Modelja e famshme zhvishet në stadium, policia e dëbon

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 18:43 | Showbiz

Modelja e famshme zhvishet në stadium, policia e dëbon

Modelja e njohur amerikane Danny Banks ka ngacmuar imagjinatën e fansave të bejsbollit së fundmi, teksa është zhveshur në një stadium.

Ajo ishte duke ndjekur nga tribuna ndeshjen e bejsbollit të Raiders në Las Vegas, kur shkoi përtej limiteve me sjelljen e saj.

Siç shihet edhe nga videot e shpërndara në rrjet sociale, Banks ngre bluzën që mban veshur duke dalë topless para kamerave.

Kjo lëvizje provokuese e modeles është vënë re nga policia dhe sigurimi i stadiumit, të cilët në mënyrë diskrete iu afruan dhe i kërkuan të largohej.

Për fatin e saj të mirë pasi u dëbua, ajo nuk u arrestua dhe as u gjobit nga autoritetet.

Sa për sfidën, Raiders mposhtën 16-12 New York Jets. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos