“Të mos dëgjojë më për Harry-n dhe Meghan”, dëshira e Mbretit Charles për ditëlindje

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 16:18 | Showbiz

“Të mos dëgjojë më për Harry-n dhe Meghan”,

Mbreti Charles III mbush sot 75 vjeç. Kjo është një ditëlindje historike, pasi kjo është ditëlindja e parë e monarkut që nga kurorëzimi i tij zyrtar i shumëpritur majin e kaluar.

Festimet filluan dje, kur Charles III mori pjesë në një çaj pasdite në kopshtet e Highgrove, së bashku me banorët vendas që si ai kanë lindur në vitin 1948. Megjithatë, sot, me rastin e ditëlindjes së tij, ai do të nisë një projekt bamirësie. Projekti Coronation Food, i cili synon të trajtojë varfërinë ushqimore. Dhe për të përfunduar ditën nuk mund të mungonte një mbrëmje familjare.

Sipas thashethemeve, Charles III ka organizuar një darkë në Kështjellën Ëindsor me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, motrën e tij Anna dhe djalin e tij të madh Ëilliam me gruan e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis. Ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të marrin pjesë. Ata janë në Kaliforni.

Sipas tabloidëve britanikë, monarku absolutisht nuk donte të dinte për djalin e tij më të vogël dhe nusen e tij amerikane. Aq sa organizatorët i kanë porositur të ftuarit të mos përmendin emrat e Harry-t dhe Meghan-it gjatë festimeve të ditëlindjes mbretërore.

“Mbreti është i vendosur të festojë ditëlindjen e tij të 75-të pa asnjë ndërprerje. Ai nuk dëshiron që dita t’i nxihet nga njerëzit që nuk janë aty” tha një burim i brendshëm.

Princi Harry duket se është i shqetësuar nga fakti se ai nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e 75-të të babait të tij Charles. Përçarja midis Dukës së Sussex dhe familjes mbretërore nuk tregon shenja shërimi, sipas një eksperti mbretëror.

Marrëdhënia mes babait dhe djalit është përkeqësuar vitet e fundit pasi Harry dhe Meghan Markle bënë disa deklarata negative kundër familjes mbretërore. Në veçanti ato të paraqitura nga vetë princi në librin e tij autobiografik, Spare.

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, sipas ekspertëve mbretërorë, mund të duhen vite për një pajtim të shëndetshëm midis Princit Harry dhe pjesës tjetër të familjes; në veçanti me vëllain e tij, Princin Uilliam, dhe babain e tij, Mbretin Charles.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos