Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Ndërron jetë në moshën 46 vjeçare stilisti i Moschino

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 16:58 | Showbiz

Ndërron jetë në moshën 46 vjeçare stilisti i Moschino

Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare stilisti i njohur Italian, Davide Renne, i cili vetëm 9 ditë më parë u emërua drejtori i krijimit në shtëpinë e modës Moschino.

Ishte vetë kompania ajo që njoftoi vdekjen e të riut të talentuar, duke thënë se ai ndërroi jetë në Milano, teksa u sëmur papritur.

Renne, ishte një emër shumë i njohur në botën e modës, pasi për 20 vite ai drejtoi sektorin e veshjeve të grave në Gucci.

Davide lindi në Toskanë në 1977, ai studio në universitetin e Firences dhe në shkollën e modës Polimoda. Karrierën e tij e nisi me stilistin dhe mentorin Alessandro Dell'Acqua përpara se të kalonte të Gucci.

 

Debat - nga Alba Alishani