Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 17%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 58%

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis, nuk njeh më Demi Moore

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 13:20 | Showbiz

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis, nuk njeh

Bruce Willis po bëhet gjithnjë e më keq dhe sipas burimeve të afërta me aktorin të raportuara nga revista Closerweekly, ai nuk e njeh më as ish-bashkëshorten e tij Demi Moore. Duke u kthyer nga një udhëtim, aktorja vizitoi ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka qëndruar gjithmonë shumë e afërt, por ajo kuptoi se yllit të dashur të "Die Hard" nuk i kujtohej më ish-gruaja me të cilën ishte martuar prej 13 vitesh dhe nëna e vajzave të tij Rumer, 35 vjeçe, Scout 32 vjeçe  dhe Tallulah 29 vjeçe.

Aktori vuan nga një formë e demencës frontotemporale që nuk mund të kurohet dhe zakonisht prek njerëzit midis moshës 40 dhe 60 vjeç. "Diagnoza mizore" e re e shpallur nga familja në shkurt 2023 do të thotë se Willis ka ngadalësuar lëvizjet, nyje të ngurtësuara, probleme ekuilibri dhe ndryshime në sjellje dhe të folur.

"Është e dhimbshme, por tani më në fund e dimë," thanë gruaja e tij Heming, ish-gruaja e tij Demi Moore dhe pesë vajzat e tyre më 16 shkurt në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Shoqatës për Degjenerimin Frontotemporal.

Sëmundja progresive mund të shkaktojë dëmtime të rënda njohëse, si dhe ndryshime të personalitetit dhe ndryshime të humorit.

Ditari A2 CNN