Fondacioni ''Matthew Perry'', në ndihmë të njerëzve që vuajnë nga varësia nga akooli dhe droga

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 12:20 | Showbiz

Fondacioni ''Matthew Perry'', në ndihmë të

Një fondacion është krijuar në emër të aktorit Mathew Perry, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Fondacioni ka si qëllim të ndihmojë njerëzit që "luftojnë me sëmundjen e varësisë". Tashmë  po pranohen donacione për të ndihmuar individët nën varësinë e drogës apo alkooli.

Të udhëhequr nga fjalët dhe përvojat e tij dhe të nxitur nga pasioni për të bërë një ndryshim në sa më shumë jetë të jetë e mundur, ka qenë mesazhi i themeluesve.

Organizata sponsorizohet dhe mirëmbahet nga bamirësia publike Fondi Kombëtar Filantropik. Perry, i cili luajti Chandler Bing në "Friends", ishte i hapur për përpjekjet e tij për t'u rikuperuar nga abuzimi me drogën dhe alkoolin.

Në një intervistë vitin e kaluar, Perry tha se shpresonte të mbahej mend më shumë për përpjekjet e tij për të ndihmuar të tjerët që luftojnë me varësinë.

Të premten aktorit Matthew Perry iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni private, vetëm nga familjarë,  të afërm dhe miqtë e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi