Elton John ka shitur apartamentin e tij ultraluksoz në Atlanta në Xhorxhia të SHBA-së, për mbi 7 milionë dollarë. Pas gati më shumë se një muaji në treg, rezidenca dykatëshe, tërësisht prej xhami e "Rocketman" u ble me një çmim shumë më të lartë se çmimi fillestar i shitjes. “Apartamenti” në re, në një godinë 40-katëshe në zemër të qytetit, në Park Place, u kuotua fillimisht për 5 milionë dollarë.
Luks dhe me një pamje të lë pa frymë, dekorime me shije të hollë prej druri dhe xhami, katër dhoma gjumi dhe shtatë banja. Apartamenti tërësisht prej xhami i Elton John ndodhet në katin e 36-të të ndërtesës me një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë. Shtëpia fillimisht përbëhej nga gjashtë njësi të ndryshme, por ylli britanik i popit i bashkoi ato së bashku në një rezidencë të madhe duke e rinovuar dhe duke e transformuar në një apartament tërësisht prej xhami.
Pikat kryesore përfshijnë dhomën e ngrënies dykatëshe dhe dhomën e gjerë të ndenjes të rrethuar me dritare xhami, dhomën kryesore të gjumit me dollapët gjigantë, si dhe një zonë të gjerë ngjitur, madje edhe një banjë të stilit spa. Plus një palestër të brendshme dhe dhomë të plotë spa, plus akses në nëntë hapësira parkimi, gjashtë njësi magazinimi dhe pesë njësi magazinimi të verës.
Pak më shumë se një muaj më parë këngëtari 76-vjeçar i "Rocket Man", nxori në shitje godinën e tij me arsyetimin se nuk kishte më nevojë për një bazë në Shtetet e Bashkuara.
(A2 Televizion)