Yjet nga të gjitha fushat e artit ishin mbledhur mbrëmë në Beverly Hills për të marrë pjesë në ditëlindjen e 49 të aktorit Leonardo DiCaprio, në një festë me përmasa “titanike”.
Midis të famshmëve në festë ishin yjet e House of Gucci, Lady Gaga, Salma Hayek, Chris Rock, Olivia Wilde, Beyonce dhe bashkëshorti Jay-Z, Kate Beckinsale, Rita Ora, Zoe Saldana dhe Snoop Dogg.
Leonardo arriti të shmangte aparatin e paparacëve, por sipas burimeve nga brenda festës ai qëndroi përgjatë gjithë mbrëmjes me të dashurën e tij Vittoria Ceretti, 25 vjeçe.
Jashtë festës pati një skenë mjaft të sikletshme kur ish-të dashurës së aktorit, Victoria Lamas, iu refuzua hyrja pasi nuk rezistonte në listë. (A2 Televizion)