Shitet për shifrën rekord xhaketa e Michael Jackson

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 17:39 | Showbiz

Shitet për shifrën rekord xhaketa e Michael Jackson

Një xhaketë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 u shit në ankand për shifrën rekord të 306 mijë dollarëve.

Xhaketa bardhezi, u vesh nga legjenda e muzikës pop në një reklamë televizive dhe pritej të shitej deri në 410 mijë dollarë.

Ajo ishte mes 200 objekteve të tjera të historisë së muzikës që dolën në ankand në Londër, ku u prezantuan dhe një xhaketë e George Michael dhe pjesë nga flokët e Amy Winehouse.

Jackson e veshi xhaketën në vitin 1984, në të parën e një serie reklamash që superylli bëri për kompaninë e pijeve joalkoolike.

Këto reklama mbahen mend kryesisht për incidentin ku flokët e Jackson moren flakë gjatë një seance xhirimesh, duke e lënë atë me djegie të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos