Dua Lipa zbulon 5 këngët e saj të preferuara

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 21:59 | Showbiz

Dua Lipa zbulon 5 këngët e saj të preferuara

Ndërkohë që Dua Lipa po shijon suksesin me këngën e re "Houdini", e cila tashmë po bën xhiron e radiove dhe klubeve anembanë botës, këngëtarja është pyetur për këngën e saj të preferuar.

E ftuar në podcast-in amerikan BigTop40 nga Will Manning, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar 5 këngët e saj të preferuara, të kënduara nga vetë ajo. Dhe janë pikërisht; "Levitating", "Physical", "New Rules", "Be the one" dhe "Hotter then Hell".

"Kjo lojë nuk është argëtuese," komentoi ylli i popit, duke qenë se çdo single dhe album i publikuar nga Dua Lipa bëhen menjëherë suksese dhe tendenca ndërkombëtare në rrjetet sociale.

 
 

A2 CNN Livestream

Latest Videos