Një “viking” për të harruar martesën e dështuar me Francesco Tottin. Ilary Blasi ka zgjedhur të hidhet në krahët e një biznesmeni gjerman, pas ndarjes së bujshme me kapitenin legjendar të Romës.
Së fundmi, çifti simpatik janë fotografuar në Nju-Jork, duke shijuar në të njëjtin vend, por një vit më pas romancën që nisi pikërisht në kryeqendrën botërore.
“Aty ku nisi gjithçka”, shkruan Bastian Muller në fotot që ka postuar në rrjetet sociale me prezantuesen bukuroshe nga Italia.
Ilary sakaq duket shumë e dashuruar me vikingun e saj, teksa festojnë përvjetorin e parë së bashku në arratisjen romantike drejt Nju-Jorkut.
Në fotot e postuara nga Fifth Avenue, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit ka një veshje të ngushtë me stampa leopardi që tregon fizikun e saj perfekt dhe dekolte provokuese.
Bastiani është gjithashtu elegant dhe i jep të dashurës së tij një përqafim të ngrohtë, shoqëruar me një buzëqeshje dinake.
Romanca e tyre duket se ka nisur në të njëjtën kohë kur fotot e Francesco Tottit në Katar me Noemi Boçhi-n çmendën rrjetin dhe Ilary ndodhej në Amerikë për të pozuar në një set fotografik, gjysmë e zhveshur. (A2 Televizion)