Apple lëshon paralajmërimin serioz për 1.46 miliardë përdoruesit e iPhone që përdorin Google Chrome

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 21:36 | Teknologji

Apple, duke reklamuar shfletuesin e saj Safari, ka ngritur një problem shqetësues për të gjithë ata që përdorin Google Chrome, përfshirë këtu edhe 1.46 miliardë përdoruesit e iPhone.

Gjiganti i teknologji ka zënë billboard-e në të gjithë botën për të promovuar Safarin, duke iu referuar si një aplikacion që “është në fakt vërtet privat.”

Edhe pse në reklamë nuk përmendej specifikisht Google Chrome, ky i fundit është shfletuesi më i shkarkuar ndonjëherë për celularët e zgjuar, duke ia kaluar Safarit me mbi 2 milionë.

Teksa reklama është një goditje e qartë për Google, kompania ka deklaruar më herët gjatë këtij viti se mbledh të dhëna nga kushdo që përdor Chrome.

Reklama është parë në qytete si San Francisco, Londër, Paris dhe në vende të largëta si Singapori apo Australia.

Tërthorazi, kjo reklamë e Apple paralajmëron njerëzit që të mos përdorin Google, e cila është përballur me reagime dhe debate të përsëritura lidhur me mënyrën sesi i ruajnë informacionet e vjela nga përdoruesit e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos