Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 09:52 | Teknologji
BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi Aktin e Inteligjencës Artificiale.

Kjo është tentativa e parë në botë për të rregulluar teknologjinë që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse, të bazuar në etikë.

Marrëveshja u arrit në nivel politik të premten mbrëma pas bisedimeve që vijuan gjatë gjithë ditës dhe pasuan një maratonë të pasuksesshme mes të mërkurës dhe të enjtes pasdite.

Në total, bisedimet zgjatën mbi 35 orë. Marrëveshja u arrit pas lobimit intensiv nga kompanitë e teknologjisë të të gjitha madhësive, paralajmërimeve të rrepta nga shoqëria civile dhe shqyrtimit intensiv të medias pasi legjislacioni nga Brukseli mund të ndikojë për mirë në përpjekjet e ngjashme rregullatore në të gjithë botën.

Kjo është historike! BE bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e AI," tha Thierry Breton, Komisioneri Evropian për tregun e brendshëm që mori pjesë në debat.

"Akti i AI është shumë më tepër se një libër rregullash, është një pikënisje për startup-et dhe studiuesit e BE-së për të udhëhequr garën globale të AI," shtoi ai.

Marrëveshja e vendos BE-në përpara SHBA-së, Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në garën për të rregulluar inteligjencën artificiale dhe për të mbrojtur publikun nga rreziqet që përfshijnë kërcënimin e mundshëm për jetën, që shumë druhen se teknologjia me zhvillim të shpejtë e mbart.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli