WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 21:00 | Teknologji

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete

Bisedat në WhatsApp duket se do të bëhen më diskrete. Tashmë biseda specifike në platformën e mesazheve mund t’i mbani të kyçura me fjalëkalim specifik.

Ky është një mjet shtesë për të mbrojtur bisedat dhe për t'i bërë ato më të vështira për t'u gjetur nëse dikush përpiqet të kontrollojë celularin tuaj, apo nëse bëhet fjalë për një pajisje të përbashkët.

Me Kodin Sekret do të mund të vendosni një fjalëkalim unik, të ndryshëm nga ai që përdoret për zhbllokimin e telefonit, në mënyrë që të garantoni një nivel shtesë privatësie për bisedat me dry.

Kjo do t'ju japë opsionin për të fshehur dosjen e bisedave të kyçura nga lista juaj e bisedave, kështu që mund ta shikoni vetëm duke shtypur kodin sekret në shiritin e kërkimit.

Nëse preferoni, gjithmonë mund të zgjidhni ta shfaqni në listën tuaj të bisedave. Sa herë që dëshironi të aplikoni bllokimin në një bisedë të re, thjesht mund ta shtypni dhe mbani atë në bisedë, pa pasur nevojë të kaloni nëpër cilësime.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi