A e dini se çfarë do të thotë simboli i drynit në “Google Chrome”? 95% as nuk ia kanë idenë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 17:45 | Teknologji

A e dini se çfarë do të thotë simboli i drynit në

Shumë prej nesh e shohin thuajse çdo ditë ikonën e drynit në “Google Chrome”, megjithatë rezulton se shumë as ia kanë idenë se çfarë tregon ajo. Ekspertët thonë se injoranca në këtë drejtim mund të na vërë në rrezik.

Universiteti Metropolitan i Cardiff-it ka kryer një studim dhe rezultatet e tij kanë treguar, se ndërsa 63 për qind e njerëzve mendojnë se e dinë se çfarë do të thotë kjo ikonë, vetëm 7 për qind kanë të drejtë.

Ndryshe nga sa mendon shumica, ky simbol nuk tregon nëse “siti” është i sigurt apo jo. Simboli i drynit, sipas ekspertëve, tregon në të vërtetë nëse të dhënat e dërguara nga kompjuteri juaj janë të koduara. Fiona Carroll, e cila ishte personi që luajti rolin kryesor në këtë studim, anketoi mbi 500 persona të moshës 18 deri në 86 vjeç, të cilët i pyeti se çfarë do të thotë 'ikona e drynit' në Google Chrome.

Një përqindje shumë e vogël e personave të anketuar dha përgjigjen e saktë, duke thënë se të dhënat që dërgoheshin nga serveri i uebit në kompjuter janë të koduara me një sistem të quajtur HTTPS. Kjo do të thotë se të dhënat nuk mund të aksesohen nga palë të treta, por vetë faqja mund të jetë e pasigurt për këtë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi