Një inxhinier i Teslas është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin.
Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.
Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. “Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjatje e rëndë e shkaktuar nga roboti ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.
Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj. (A2 Televizion)