Stratosfera e Tokës po kthehet në një “kosh plehrash”, çfarë ndikimi do të ketë për planetin tonë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 14:09 | Teknologji

Sikur të mos mjaftojë lufta e madhe që po bëhet për të mbrojtur Tokën nga ndotja, një studim i ri ngre alarmin se edhe stratosfera e planetit tonë po ndotet gjithnjë e më shumë.

Raporti më i fundit vë theksin te djegia e sateliteve dhe raketave që hidhen në hapësirë. Në të thuhet se metali në stratosferë zë 10% të sipërfaqes.

Shkencëtarët thonë se për momentin, kjo nuk ka gjasa të ndikojë jetën në Tokë. Por sipas vlerësimeve të tyre, shifra mund të arrijë në 50% në dekadat e ardhshme, por thonë se pasojat e kësaj dukurie janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos